Thaçi mbërrin në Rinas, pritet të jap detaje nga deklaratat e tij në Hagë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit pas intervistimit prej katër ditësh nga Prokurorët e Speciales.

Menjëherë ai do të niset drejt Kosovës, prej ku pritet të japë edhe më shumë detaje nga deklaratat e tij në Hagë.

Mësohet se është duke u përgatitur një tubim për t’i uruar mirëseardhjen presidentit Thaçi në pikën kufitare në Morinë, në orën 19:30.

Por është bërë thirrje që qytetarët që marrin pjesë në këtë tubim të kenë flamurin e maskën me vete, duke mbajtur distancë.

“Unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi. Tani i mbetet drejtësisë të vendosë paanshëm”, ka thënë Thaçi mbrëmë pasi ka kryer intervistimin në Hagë.


Shtuar 17.07.2020 15:53