Pisllëku ka mbuluar rrugët, si u zgjua Anglia pas humbjes së kampionatit përballë Italisë (FOTO&VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, Italia arriti të siguronte fitoren e EURO 2020 kundrejt Anglisë në ‘Wembley’.

Ky rezultat, për tifozët anglezë mbeti vetëm zhgënjimi. Pasi shpresat e tyre për fitimin e kampionatit evropian për herë të parë u shuan në pritjen që i bëri Donnarumma penalltisë së Saka, përveç lotëve, tifozët britanikë lanë pas edhe mbeturina.

Në rrugët kryesore të Londrës, sidomos pranë stadiumit ‘Wembley’, situata ka qenë në kaos, ku në një video të publikuar duket qartë se si tifozët ecin mes plehrave në sheshin ‘Leicester’.


Shtuar 12.07.2021 14:31