Mirush Kabashi
Mirush Kabashi
Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Është një aktor shqiptar. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe mbi 20 filma. Gjatë viteve të fundit ka vënë në skenë dy monodrama "Apologjinë e vërtetë të Sokratit" dhe "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit". Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit".

Filmografia:
• Kronikë provinciale (2009)
• Ne dhe Lenini (2008)
• Nata (1998)
• Edhe ashtu edhe kështu (1989)
• Binarët (1987">1987)
• Telefoni i një mëngjesi (1987">1987)
• Zëvendësi i grave (1987">1987)
• Nxënsit e klasës sime (1984)
• Kohë e largët (1983)Asketi Lithan
• Dora e ngrohtë (1983)
• Shoqja nga fshati (1980">1980)
• Një ndodhi në port (1980">1980)
• Koncert ne vitin 36 (1978)
• Zani partizani (1976) (TV) Partizan-vëlla i zanit
• Emblema e dikurshme (1976)
Shtuar më 17/09/2012, ora 13:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori