Atletico Madrid eliminon Liverpoolin në një ndeshje dramatike (VIDEO)

Atletico Madridi ka eliminuar Liverpoolin nga Liga e Kampioneve duke kaluar në çerekfinale pas fitores me rezultat të përgjithshëm 4-2.

The Reds e mbyllën pjesën e parë me epërsi fal golit të shënuar nga Wijnladum që shënoi në minutën e 43.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat kishin shanse që të shënonin gola, mirëpo që nuk arritën t’i konkretizonin rastet duke bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime shkaku i rezultatit nga ndeshja e parë që po ashtu ishte 1-0.

Në minutat shtesë, Liverpooli e filloi mjaftë mirë, duke marrë epërsinë me anë të Roberto Firminos që shënoi në minutën e 94-të.

Por, nga ai gol kaluan vetëm tre minuta, shkaku që Marco Llorente shënoi në portën e vendasve me një shërbim mjaftë të mirë prej Joao Felixit, duke bërë që rezultati të ishte 2-1.

Para se të përfundonte pjesa e parë e kohës shtesë, spanjolli (105’+1) edhe një herë shënoi në portën e The Reds, derisa rezultatin për miqtë e thelloi edhe më shumë Alvaro Morata në minutës e 120’+1.


Shtuar 11.03.2020 22:43