Kush ėshtė Artan Hoxha
Artan Hoxha
Artan Hoxha ėshtė lindur me 19 Nėntor 1964. Z. Hoxha njihet si njė nga ekspertėt e mirėnjohur tė ekonomisė.

Studimet universitare i ka kryer nė Fakultetin e Gjeologjisė e Minierave tė Universitetit Politeknik tė Tiranės (1984-1989) ndėrsa ato pasuniversitare Master nė Ekonominė e Mjedisit dhe Energjisė nė Shkollėn Pasuniversitare Enrico Mattei tė Grupit Eni, Itali (1994-1995).

Ai ėshtė shpallur dy herė rresht, nė vitet 1982 dhe 1983, fitues i vendit tė parė nė Olimpiadat Kombėtare tė Matematikės.

Veprimtaria profesionale e Artan Hoxhės:

Ministėr i Tregtisė dhe Bashkėpunimit Ekonomik (1992-1993)
Drejtor e mė pas President i Institutit tė Studimeve Bashkėkohore (ISB) nga viti 1997 e nė vazhdim;

anėtar i Kėshillit tė Administrimit tė Universitetit tė Tiranės (Shkurt 2008-Maj 2010);

anėtar i Bordit Kėshillimor tė Qendrės Kėrkimore pėr Europėn Juglindore (SEERC) nė Selanik tė Greqisė
anėtar;

dhe Drejtor i Bordit tė Drejtorėve tė Qendrės sė Arbitrimit dhe Ndėrmjetėsimit Tregtar

Pėrgjatė karrierės sė tij mbi 20 vjeēare, z. Hoxha ka kontribuar nė pėrgatitjen e politikave, strategjive dhe ligjeve mė tė rėndėsishme tė lidhura me reformat ekonomike dhe institucionale.

Vitet e fundit, ka luajtur rol thelbėsor nė ngritjen e Qendrės Kombėtare tė Regjistrimit (QKR), Qendrės Kombėtare tė Licencimit (QKL), reformimin e sistemit fiskal, krijimin e gjykatave administrative dhe aktualisht po punon pėr reformimin e sistemit institucional e ligjor tė inspektimeve administrative mbi biznesin.

Z. Hoxha ėshtė njė nga opinionistėt e njohur lidhur me ēėshtjet ekonomike, ligjore, instuticionale dhe politike me njė aktivitet tė spikatur mediatik nė median televizive dhe shtypin e pėrditshėm.

Z. Hoxha, trajner i licencuar nė Administrim Biznesi nga ILO Training Center nė Torino tė Italisė (1997), ėshtė njė njohės i thelluar i ēėshtjeve tė lidhura me zhvillimin e sektorit privat.

Institucione shtetėrore shqiptare apo ndėrkombėtare si dhe biznese shqiptare e tė huaja ne Shqipėri i drejtohen pėr kėshillim. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2012, ora 21:30
Tage: artan hoxha
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Cili ka qënë sukesi më i madh i Kombëtares shqiptare?
20%
20%
20%
20%
20%
 
FOTO E DITES: Kujdes Nard Ndoka se po të vjen një konkurrent i fuqishëm ... :)

FOTO E DITES: Kujdes Nard Ndoka se po të vjen një konkurrent i fuqishëm ... :)