Fshehën shpenzimet e zgjedhjeve, KQZ gjobit 7 partitë politike
Pëlqej
7 parti janë gjobitur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për mosdeklarim dhe moskorrektësi të shpenzimeve financiare në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

KQZ ka gjobitur me nga 1 milion lekë partitë PS, PD, LSI, PSD dhe Aleanca Demokristiane. Gjithashtu janë gjobitur me nga 2 milionë lekë PDIU dhe partia SFIDA për Shqipërinë.

“KQZ vendosi sanksionin administrativ ne masën 2 milionë lekë subjektin Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe subjektin SFIDA. KQZ vendosi sanksionin amdinistrativ në masen 1 milionë lekë për subjektet zgjedhore Partia Demokratike, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Social Demokrate dhe Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”- thuhet në njoftimin e KQZ.
Shtuar më 12/12/2017, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori