Kishte fshehur një pistoletë dhe dy armë gjahu në banesë, arrestohet 52-vjeçari nga Mati

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi policia i gjeti të fshehur në shtëpi një armë zjarri pistoletë dhe dy armë gjahu çifte.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.Xh banues në fshatin Derjan, Mat.

Armët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme./albeu.com/