Arben Xhaferi (1948-2012)
Pëlqej
Arben Xhaferi lindi në Tetovë me 24 janar 1948. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Tetovë ndërsa studimet filozofike në Beograd.

Deri vitin 1990 ka punuar në Radio televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës për programin kulturor. Nga mesi i viteve 1990 është ndër të parët që përjashtohet nga Televizioni nga regjimi i Milosheviçit. Pas kësaj periudhe punon si analist në të përjavshmen "Koha" me editor Veton Surroin, në "Forum" që drejtohej nga Adem Demaçi dhe në disa media të tjera shqiptare përfshirë dhe shumë gazeta prestigjioze në botë.

Do të vijë viti 1993 kur Arbën Xhaferi do të kthehet në vendlindje, tashmë jo si analist, por sipolitikan ku së bashku me Menduh Thacin themelojnë Partine Demokratike Shqiptare të cilën ai e udhëhoqi plot 12 vjet deri në vitin 2007.

Ai ishte edhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë gjatë kësaj periudhe qeverisjeje.

Arben Xhaferi ka ndërruar jetë me 15 Gisht 2012, rreth orës 16:00 si pasojë e hemoragjisë cerebrale të pësuar një javë më parë. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2012, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori