Arben Imami
Arben Imami (lindur më 21 janar 1958) është politikan shqiptar, deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë.

Arben Imami ka përfunduar në vitin 1981 Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Në periudhën 1999-2000 ka kryer studimet për “Felloëship in School of Foreign Service”, në Georgetoën University Uashington D.C., USA. Fushat e kompetencës së Imamit janë reforma kushtetuese, reforma institucionale, reforma administrative, reforma në drejtësi, reforma e pushtetit lokal;

Kariera Politike:

Arben Imami ishte pedagog në Institutin e Lartë të Arteve kur iu bashkua Levizjes Studentore të vitit 1990 kunder diktaturës komuniste. Arben Imami ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike në vitin 1991.

Detyra shtetërore:

• 2009 – në vazhdim Ministër i Mbrojtjes

• 2001 –shkurt 2002 Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit

• 2000-2001 Ministër i Drejtësisë

• 1997-1999 Ministër i Reformës Legjislative dhe Marrdhënieve me Parlamentin
• 1997-1998 Bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë

• 1997-2005 Deputet

• 1992-1996 Deputet

• 1992 Kryetar i Komisionit Parlamentar të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit

• 1991-1992 Deputet, Nënkryetar dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
Poste politike

• 2009- Ministër i Mbrojtjes

• 2005-2009 Shef i Kabinetit te Kryeministrit

• 2000-2002 Partia Aleanca Demokratike,Kryetar Ekzekutiv i Partise

• 1992-1997 Partia Aleanca Demokratike, Sekretar i Pergjithshem

• 1990-1992 Partia Demokratike e Shqiperise,

• Anetar i Grupit Themelues,

• Nenkryetar i PD

• Kryetar i Komisionit Elektoral

Ka luajtur edhe ne dy filma shqiptar si:

• Ne cdo stine (1980) me Anisa Markarian

• Ballë për ballë (1979)


Shtuar më 20/08/2012, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori