Alban Dudushi
Alban Dudushi - drejtues TV emisioni , gazetar politik dhe artist shqiptar nga Shqipëria.

Albani lindi më 22.12.1972, ka mbaruar shkollën e mesme më 1992, studimet e larta ka ndjekur gjatë viteve 1992-1996 në Akademinë e Arteve të Shqipërisë në Tiranë, degën e aktrimit në Fakultetin e Artit Skenik. Si student ka marrë pjesë në disa shfaqje teatrore dhe në një film artistik. Po ashtu gjatë kësaj kohe Albani ka punuar si gazetar në gazetën Koha Jonë dhe revistën AKS.

Në vitin 1997 Albanin e gjejmë në grupin themelues të radio Kohës dhe nga aty fillon karrierën si gazetar politik në media të ndryshme me qendër në Shqipëri.

Në vitin 2001 Albani fillon të punoj në TOP Channel si gazetar politik i informacionit dhe drejton emisionin "Ora 00".

Më 2003 krahas emisionit "Ora 00" Albani drejton që nga krijimi edhe emisionin e mbrëmjes "Top Show".
Shtuar më 24/09/2012, ora 14:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori