Vërtetë vodhi tuba Qetsori?
Albeu.com
Të gjithë e njohim atë nëpërmjet show-it televiziv. Ai pa dyshim për shumkënd është një nga personazhet më interesantë të këtij show-i gjer më sot, duke u bërë i njohur për një kohë shumë të shpejtë ose person publik siç quhet ndryshe.Por të qënit person publik ka të mirat dhe të këqijat e veta njëherësh, ndërkohë që ai me këmbngulje theksoi se e gjitha kishte qenë një lojë dhe se duhej t’i kthehej jetës së mëparshme. Nuk ndodhi kështu sepse menjëherë atij i erdhi një ofertë nga Partia Demokristiane për kandidat në zonën e tij, gjë kjo që u bë shkak që të ndryshojnë qëndrimet ndaj personit më të përfolur gjër më atë ditë si rezultat i të bërit palë me një parti me profil jo aq popullor në jug.
Pak kohë më vonë ai u përfshi në protestën modeste por me shumë jehonë të dukatasve për pronat e tyre.Përfshirja e një figure si Qetsori përbënte mbështetje për protestuesit si dhe solli jehonë televizive.Protesta zgjati disa ditë, pati bllokime rrugësh madje përleshje me forcat e rendit që u munduan ti shpërndanin protestuesit dhe të zhbllokonin rrugën.Ndër protestuesit më të zellshëm gjendej edhe Qetsori ku thuhet se ai vete ka goditur policë, madje madje një shef policie.Atëherë nuk e arrestuan sepse imazhi i freskët publik mund të sillte shndërrimin e tij në hero dhe përshkallëzim të protestës gjë kjo aspak në interes të forcave të rendit.
Kthehemi te ngjarja më e fundit, te ajo e vjedhjes së tubave, në fakt ai nuk ka vjedhur tuba megjithëse sot tërë Shqiperia dhe jo vetëm, e di Qetsorin si hajdut.
Ai administron një pikë grumbullimi hekurishtash, një pike blerje më saktë, pra hekurat që i sjellin të tjerët ky i fundit i grumbullon kundrejt pagesës për ti shitur diku tjetër, -plus që duhet sqaruar se, tubat për të cilët bëhet fjalë janë tuba disa vjeçarë në fushat e Orikumit të mbëtur dhe të ndryshkur, kuptohet se ai merret me blerjen e hekurave në rastin konkret të tubave, dhe nuk merr në pyetje njerëzit qe i sjellin se ku i kanë marrë ato.
Po çfarë lidhje ka e gjithë kjo histori? Policia zuri inat të fortë me Qetsorin që prej protestës së Dukatit, pasoja e të cilit ishte edhe kjo përbaltje. Ata u hakmorën ndaj Qetsorit për grushtat e para shumë kohëve, shkurt vonuan po nuk harruan.E mbajtën në burg për aq sa u duhej që lajmi të bëhej publik dhe pastaj e nxorën.
Këtu na shfaqet edhe një problem tjetër krahas shoqërimit në polici në mënyrë arbitrare dhe hakmarrëse, është ai i informimit në mënyrë të gabuar thjesht dhe vetëm për interesa tirazhi apo klikimi, pra një lojë me tre personazhe nga ku dalin dy të fituar dhe një i humbur,- policia, medja dhe Qetsori.
Ai sot është në liri të plotë fizike por aspak në liri morale pasi të gjithë mendojnë se ai është një hajdut tubash.A duhet të përgjigjet dikush për këtë?
Shtuar më 04/02/2012, ora 09:05
Tage:

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori