Lufta më e gjatë e Amerikës
Albeu.com
Amerika në historinë e saj 235 vjeçare është padyshim shteti me pjesëmarrje më të lartë në luftra. Në luftën e pare botërore mori pjesë për një periudhë 1 vjeçare (1917-1918). Në luftën e dytë botërore 4 vjet dhe në luftën e Koresë 3 vjet. Kurse lufta e Vietnamit kishte një specifikë tjetër pasi Amerika fillimisht e nisi aksionin me ekspedita këshillmore por që më vonë u shndërrua në konflikt ushtarak te mirfilltë për një periudhe 9-vjeçare. Ndërkohë që lufta e Vietnamit mbante edhe rekordin si lufta me e gjate e Amerikës para se ky rekord te thyhej nga ajo e Afganistanit. Lufta e Afganistanit hyn ne histori si lufta më e gjatë . Një konflikt që filloi në 7 tetor 2001 me qëllim eliminimin e Al Kaedës, vendosjen e bazes ushtarake amerikane eleminimin e talebanit si dhe instalimin e paqes, sigurisë dhe demokracisë në vend.

Me ndihmën edhe të forcave vendase, amerikanet arritën që për një kohë të shkurtër te zinin ngushtë al Kaedën dhe të pastronin vendin nga talebanët. Kjo gjë bëri që amerikanet “ta merrnin lehtë” luften prandaj deri ne vitin 2007 ata nuk e rritën më tepër se 20 mijë numrin e ushtarëve në vend. Dhe pa qenë në dijeni gjatë kësaj periudhe” hutimi”, filluan të kishin humbje të territorit. Një rol të rëndësishëm në këtë “hutesë” luajti edhe pushtimi i Irakut . Në këtë kohë Iraku përbënte përparësi për Amerikën që la pas dore Afganistanin, për më tepër i besoi shumë qeverisë së Afganistanit. Nga ana tjetër ishin Talebanët ata që ndiqnin me interes këto zhvillime dhe duke shfrytëzuar këtë dobësi filluan rrjedhje për në jug të Afganistanit nga Pakistani. Amerika e ndjeu këtë lëvizje prandaj filloi të shtonte numrin e ushtarëve në zone, por kjo ishte e pamjaftueshme. Prandaj komandantët amerikanë në vitin 2009 kërkuan nga Obama 30 mijë trupa shtesë.Obama ishte i detyruar ta pranonte kete kërkesë madje edhe sot këto 30 mijë trupa gjenden të shpërndarë në zonat më problematike në Afganistan. Përforëcimet e 2009-tës dobësuan Talebanët madje i bënë të ndryshojnë taktikë, me sulme kamikaze, bomba apo atentate.

Por konflikti i Afganistanit sot ndodhet në një pike kritike si nga ana e kohëzgjatjes po ashtu edhe nga ana e statistikave kur dihet se janë shpenzuar 444 milion dollarë dhe janë vrarë 1723 ushtarë amerikane.
Kurse humbja e koalicionit shkon në 2670 ushtarë, civile rreth 10 mijë, kurse humbje në radhët e forcave te sigurisë Afgane rreth 8 mijë.

Amerika pritet të zbatojë planin për tërheqjen e 30 mijë trupave, madje deri në vitin 2014 pritet të jetë tërhequr plotesisht. Cka do te thote se sigurine e vendit do e marrin persiper forcat vendase. Kuptohet realizimi i planit te terheqjes do behet sipas nje kalendari.

Problemi eshte se te ardhmen nuk e di askush. Po nese ky plan nuk funksionon? Po nese talebanet kthehen perseri pas 2014-tes? Po nese al Kaeda forcohet perseri? Atehere lufta e Amerikes ne Afganistan do jete lufta me e gjate ndoshta lufta pafund.
Shtuar më 07/11/2011, ora 13:27
Tage:
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori