U pa si një vatër e nxehtë, por çfarë ndodhi në 24 orët e fundit në Krujë

Kruja është një prej vatrave më të nxehta të kòronavirusit në vendin tonë, por gjatë orëve të fundit situata sheh përmirësim.

Gjatë orëve të fundit janë testuar 46 persona nga të cilët ka rezultuar pozitiv vetëm një burrë. Ky i fundit është ínfektuar pas kontaktit me persona të tjerë të prekur.

Ditën e djeshme, nga 6 qytetarë që rezultuan pozitivë, 3 raste ishin në Tiranë dhe 3 në Krujë. Deri tani, totali i rasteve aktive në Krujë është 63. Çdo ditë, kurba po sheh përmirësim në vendin tonë dhe ka shpresa që pandemisë po i vjen fundi.


Shtuar 10.05.2020 07:41