Ndërron jetë babai i Chicharito Hernandez, legjendë e futbollit meksikan

Federata e Futbollit Meksikan ka konfirmuar se Legjenda e futbollit meksikan Tomas Balcazar ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare.

Balcazar ishte babai i Javier ‘Chicharo’ Hernandez, anëtar i ekipit të Meksikës në Kupën e Botës 1986.

Djali i Hernandez, ish-sulmuesi i Manchester United dhe ylli aktual i LA Galaxy Javier ‘Chicharito’ Hernandez është gjithashtu një figurë legjendare për ‘El Tri’, pasi kanë përfaqësuar vendin e tyre në jo më pak se tre Kupa të Botës , gjenerata e tretë e familjes Hernandez-Balcazar për ta bërë këtë.

Dhe këtë fundjavë familja u trondit me lajmet që Balcazar kishte ndërruar jetë në Guadalajara.

“Ekipet kombëtare të Meksikës mërziten për humbjen e trishtuar të Tomas Balcazar Gonzalez”, shkroi Federata e Futbollit Meksikan (FMF) në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.


Shtuar 27.04.2020 07:35