Interes të madh për Rashicën? Flet drejtori sportiv i Werder Bremenit

Milot Rashica është futbollisti që po besohet se do të largohet nga Werder Bremeni, andaj për këtë gjë ka folur drejtori sportiv i klubit.

Drejtori Frank Baumann ka treguar se deri më tani asnjë klub nuk ka pasur ofertë konkrete për futbollistin kosovar, transmeton IndeksOnline.

“Deri më tani, asnjë klub nuk na ka ardhur me një ofertë specifike, ku ne pastaj mund të merremi me të” ka thënë Baumann.

Përveq tjerash drejtori tregoi se nuk dihet ende nëse Rashica do të jetë pjesë e kësaj skuadre edhe vitin e ardhshëm, duke e pasur parasysh interesimin për të


Shtuar 10.05.2020 07:04