Fiorentina jep lajmin e madh, shërohen 5 nga futbollistët e prekur nga COVID-19

Në datën 7 maj, vetëm pak ditë pasi kishin nisur stërvitjet individuale në Itali klubi i Fiorentinës bëri me dije se 6 futbollistë vjollcë kishin rezultuar pozitiv me COVID-19.

Por të dielën në mbrëmje Fiorentina dha lajmin e mirë për të gjithë tifozët e saj por edhe për vazhdimësinë e futbollit italian se 5 nga 6 futbollistët e prekur janë shëruar plotësisht nga virusi vdekjeprurës. Kryeministri i Italisë, Guissepe Conte, njoftoi se duke filluar nga dita e hënë, ekipet e futbollit do të kenë mundësinë të rifillojnë stërvitjet me grupe të plota, duke kryer teste para çdo seance stërvitore.

Të hënën, me 18 maj, edhe Fiorentina pritet të rikthehet në stërvitje me grup të plotë, përveç futbollistit (emri i të cilit nuk është publikuar) që është pozitiv. Ky i fundit do të vazhdojë të jetë i karantinuar.


Shtuar 18.05.2020 08:16