Farmacisti dhe djali
Pëlqej
Albeu.com
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një i ri hyn në barnatore dhe i thotë farmacistit:
- Më jepni një prezervativ se e dashura më ka ftuar sonte për darkë në shtëpinë e saj dhe mendoj se kërkon më shumë nga unë.
Pasi e merr prezervativin, i riu kthehet prapë:
- Më jepni edhe një ju lutem, se motra e të dashurës sime është shumë atraktive dhe më sheh me një sy që mendoj se kërkon diçka.
Farmacisti ia jep prezervativin e dytë, ndërsa djaloshi shkon deri te dera dhe kthehet sërish.
- Edhe një ju lutem, se nëna e të dashurës sime është grua shumë e bukur dhe shpesh më provokon, prandaj të jem i përgatitur për çdo rast.
Gjatë darkës, i riu dhe e dashura e tij ulen në njërën anë të tavolinës, ndërsa motra dhe nëna e të dashurës ulen përballë tyre. Më pas vjen babai i vajzës, ndërsa djaloshi ul kokën dhe fillon lutjen:
- Falënderimi i takon Zotit që na ka dhënë për të ngrënë dhe për të pirë...
Kalojnë 10, 20, 30 minuta ai nuk e ndërpret lutjen.
- Nuk e kam ditur se je kaq fetar – i thotë e dashura.
- As unë nuk e kam ditur se e ke babanë farmacist – ia kthen djaloshi.
Shtuar më 20/07/2013, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Përtej tensionit politik që shkaktoi, shkarkimi i djeshëm i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë është shoqëruar me humor në rrjetet sociale.

Përtej tensionit politik që shkaktoi, shkarkimi i djeshëm i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë është shoqëruar me humor në rrjetet sociale.