Nevina Shtylla i jep fund lidhjes së bujshme me juristin? (FOTO LAJM)

Nevina Shtylla, një nga prezantueset më simpatike të televizionit, është shumë e komentua në media jo vetëm për karrierën e projektet në ekran, por edhe jetën e saj private.

Vitin e kaluar u zbulua se Nevina është në një lidhje me një jurist me emrin Arbër Myftari.

Mediat publikuan foto të çiftit dhe në verë ata u fotografuan bashkë nga paparacët.

Në të njëjtën rubrik ku Nevina konfirmoi tërthotazi për herë të parë lidhjen me juristin së fundmi moderatorja ka konfirmuar të kundërtën, shkruan Albeu.com.

Në kuadër të temës “Seks në karantinë? Po bëjmë më shumë apo më pak?” të diskutuar në “Trotuar” Manushi ka pyetur Nevinën:

“Ti je nga ato çifte që të kapi të ndarë karantina apo të bashkuar?”

Përgjigja e moderatores e cila nuk pritej ishte: “Unë s’jam çift fare”./albeu.com/


Shtuar 27.04.2020 08:06