Volvo planifikon vendosjen e kamerave brenda makinës (FOTO LAJM)

Kamera që monitorojnë sjelljet e shoferit dhe vlerësojnë nëse gjendja tij është në rregull

Kohë më parë, njerëzit ishin më të brengosur për privatësinë se sa për rehatinë, por këto kohëra janë shumë pas neve, transmeton Telegrafi. Pas pajisjeve si Siri, Alexa dhe Google Assistant, tani mund të ketë sisteme të njëjta edhe brenda veturash.

Car raporton se Volvo është duke planifikuar të vendosë kamera monitoruese brenda veturave, duke filluar nga ky vit. Sensorët optik, do të shfrytëzohen për të përcjelle sjelljet e shoferit, i dhe premisat tjera biometrike.

Por, ky sistem mund të nxitë shqetësime, se prodhuesi mund të mbledhë të dhëna përsonale.

Këto kamera mund të detektojnë nivelin e glukozës, vetëm duke shikuar në bebëzat e syve dhe të njoftojnë të afërmit e shoferit, apo spitalin. Në të njëjtën kohë, monitorojnë nivelin e stresit, gjatë kohës së kthimit nga puna” ka thënë Atif Rafiq, shefi i sektorit të teknologjisë në Volvo.

Prodhuesi suedez është duke i prodhuar këto kamera që nga 2014-ta, për të vlerësuar gjendjen emocionale të shoferit, teksa teknologjinë do ta përdorë edhe në programin e makinave autonome.

“Identifikimi dhe shfrytëzimi për video konferenca, do të jenë funksionet tjera të këtyre kamerave, që do të vendosen në veturat e prodhuara gjatë këtij viti” ka thënë Rafiq.

Mbetet të shihet, se si do të vlerësohen këta ‘asistentë digjitalë’ që tashmë kanë përfshirë shtëpitë dhe zyrat, që në një të ardhme mund të bëhet edhe normë e re.
Shtuar më 19/01/2019, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori