Këto janë dy ndeshjet e Serie A që do të transmetohen falas këtë fundjavë

Seria A do të rifillojë këtë fundjavë me dy ndeshje që do transmetohen falas në Itali, raporton “Gazzetta dello Sport”.

Ky vendim vjen pasi Ministri i Sportit Vinçenzo Spadafora konfirmoi bisedimet që disa sfida të jepen pa pagesë për publikun italian.

Sipas gazetës italiane ndeshjet Verona – Cagliari (të shtunën) dhe Atalanta – Sassuolo (të dielën) do të transmetohen falas në platformat “DAZN” dhe “Sky”. Këto janë dy nga katër sfidat e javës së 25 që u shtynë nga pandemia e koronavirusit.

Për momentin, këto ndeshje do transmetohen falas, ndërsa për ndeshjet e tjera pritet të merret një vendim në ditët në vijim.


Shtuar 17.06.2020 13:38