Burri rreh ish-gruan në sy të fëmijëve të mitur, tenton t’i verë zjarrin banesës

Një grua është dhunuar nga ish bashkëshorti në sy të fëmijëvetë mitur. Pasi e ka dhunuar, bashkëshorti ka tentuar t’i verë flakën banesës.

Policia ka mundur të arrestojë shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan shtetasin:

G. M., 46 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka tentuar të djegë banesën e ish bashkëshortes së tij, shtetases M. M, 45 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr e mbetur në tentativë”.


Shtuar 8.01.2020 11:19