Vjen Peugeot 2008 (FOTO LAJM)

Peugeot 2008
Peugeot
Modeli Peugeot 2008">2008 do të paraqitet në sallonin e veturave që do të mbahet për disa ditë në Gjenevë, ndërsa prodhuesi francez ka vendosur që këto ditë të publikojë detajet zyrtare për modelin e tij të ri.

Crossover-i i vogël do të futet në “luftën” tregtare me Nissan Juke që nga kjo verë, ndërsa do të jetë i bazuar në modelin 208 nga i cili do të jetë 20 cm. më i gjatë dhe 5 cm. më i gjerë.

Dimensionet e makinës do të përfshijnë 4.16 m x 1.7 m. Modeli 2008">2008 do ta ketë bagazhin me kapacitet prej 360 litra, vëllimi i të cilit pas palosjes së ulëseve të pasme do të rritet deri në 1.194 litra.

Në pajisjet standarde do të gjenden edhe ekrani 7-inç, gjashtë jastëkët e ajrit, dhe sistemi i kontrollit të makinës dhe shumë gjëra të tjera. Pamja e jashtme do të jetë e inspiruar me modelin e lartpërmendur atë 208, por duhet cekur se ky model do të ketë shasi më të lartë dhe mbrojtësit nga plastika. Nën kapakun e përparmë do të vendoset motori 1.2-litra me 3-cilindra VTi prej 82 kuaj fuqi, përkatësisht motori 1.6 VTi me 120 KF.

Këtij çifti të motorëve me benzinë do t’i bashkohet edhe motori 3-cilindërsh turbo prej 110, përkatësisht 129 KF. Që nga fillimi i shitjes do të jenë në dispozicion edhe motorët me naftë që do të përfshijnë motorin 1.4-litra prej 68 KF, dhe motori 1.6-litra me 92 KF dhe 114 KF. /zëri/
Shtuar më 01/03/2013, ora 12:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori