Maserati paraqiti versionin e ri të modelit SUV me motorin
Ferrari.
Maserati Levante GTS ka motorin e njohur
Ferrari V8 që është dobësuar për 40
kuaj fuqi krahasuar me
Levante Trofeo me 590
kuaj fuqi.
Motori Bi-Turbo me 3.8 litra në modelin e ri është i njëjtë me
Maserati Quattroporte GTS dhe ofron 550
kuaj fuqi.
Levante GTS është në gjendje të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h në 4.2 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 292 km/h, transmeton Telegrafi.
Versioni i ri i SUV
Maserati me motorin
Ferrari ka interier elegant me lëkurë dhe premium Harman Kardon me 14 altoparlantë.
Levante GTS do të shfaqet për herë të parë në publik në Festivalin e Goodwood, i cili mbahet në Britani këtë fundjavë.
Shtuar më 12/07/2018,
ora 17:19