Toyota ekspozon sistemin për automjetet autonome
Toyota planifikon të ekspozojë javën tjetër sistemin për automjetet autonome.Në CES në fillim të këtij viti, Toyota ekspozoi automjetin Advanced Active Safety Research, një makinë e bazuar në Lexus LS e pajisur me sensorë dhe kamera me teknologjinë më të fundit, që janë në gjendje për të zbuluar automjetet, këmbësorët dhe pengesat në rrugë, shkruan krokodili.com.


Ndërsa makina është autonome, qëllimi përfundimtar i hulumtimit është të ndihmojë shoferët në zgjedhjen e rrugëve më të sigurta dhe eventualisht të zvogëlojë sasinë e aksidenteve. Toyota planifikon të ekspozojë javën tjetër sistemin për automjetet autonome. Për këtë qëllim, Toyota ka zhvilluar Automated Highway Driving Assist (AHDA),e bazuar në dy teknologji vetë-ngasëse. Toyota planifikon të reklamojë teknologjinë e saj AHDA në të ardhmen e afërt. Kompania do të testojë sistemin duke filluar nga 15 tetori në autostradën Shuto, pranë zonën metropolitane të Tokios dhe do të vendosë sistemin e saj AHDA në një ekspozitë në Kongresin Botëror të Sistemeve Inteligjente të Transportit në Tokio javën e ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2013, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori