“Hepatiti misterioz” gati i merr jetën 3-vjeçares, babai i dhuron një pjesë të mëlçisë

Siç dihet, hepatiti misterioz që po prek mëlçinë tek fëmijët, është kthyer në një problem vërtet serioz në Britaninë e Madhe.

Rasti më i fundit është një vajzë 3-vjeçare e cila ishte prekur nga “hepatiti misterioz” që ka përfshirë botën i ka shpëtuar vdekjes pasi mori një pjesë të mëlçisë nga  babai i saj.

Lola-Rose Raine, nga Gravesend, Kent, është një nga gati 200 fëmijët e prekur nga sëmundja e mëlçisë në gjithë botën.

Vogëlushja fillimisht kishte vetëm të vjella, por prindërit u shqetësuan kur sytë e saj morën një nuancë të verdhë, një shenjë dalluese e hepatitit.

Skanimet në spital zbuluan se mëlçia e saj nuk po funksiononte normalisht dhe u dërgua në një njësi më të specializuar në spitalin Kings College në Londër.

Disa ditë pasi qëndroi e shtruar në spital, mjekët u detyruan ta vinin në koma dhe t’i hiqnin një pjesë të mëlçisë së sëmurë. Babai i saj, Alan Raine, 27 vjeç tha për Mail Online se ishte njësoj sikur ta shikonte vajzën që i vdiste para syve.

Ai dhuroi një pjesë të mëlçisë së tij për të shpëtuar vogëlushen më 30 mars në një operacion që zgjati 7 orë.

Pavarësisht se i ishte thënë për rreziqet, Raine tha se kishte vetëm dy zgjidhje, ose të dhuronte një pjesë të mëlçisë, ose të shikonte fëmijën e tij duke vuajtur.

Pothuajse një muaj pas operacionit, Lola-Rose është rikuperuar plotësisht dhe do të dalë nga spitali këtë javë./albeu.com/