Supermakina elektrike kineze do të shitet në tregun amerikan brenda 2020

Pëlqej
Shitja e makinave elektrike në SHBA nga një kompani kineze do të fillojë në 2020">2020.

Nio, kompania e themeluar nga William Li prezantoi pak ditë më parè një prototip të automjetit të quajtur Eve në konferencën e teknologjisë në Austin, Teksas.

Makina është projektuar që të jetë “një shok dixhital, një robot mbi rrota” e pajisur me “një motor të inteligjencës artificiale me një bashkëveprim intuitiv të njeriut, duke siguruar lidhjet verbale dhe vizuale si brenda automjetit ashtu dhe me botën e jashtme.”
NOMI, gjithashtu do të personalizojë përvojën tuaj të drejtimit të automjetit në bazë të kushteve të rrugës dhe aktiviteteve.

Makina do të tregojë nëse ju ndiheni të lodhur ose jo, me ndihmën e sensorëve. Ajo ka një ekran transparent të madh që tregon informacionin e personalizuar.

Gjithashtu do të ketë dhe një "xham aktiv" që do të lejoj♪7 të shihet realiteti duke shtuar dhe argëtime për pasagjerët.

Me një hapësirë luksi brenda saj, ajo do të ketë vend për 6 pasagjerë.

Xhami i madh shtrihet duke filluar nga pjesa e përparme deri në pjesën e pasme, duke lejuar rrezet e diellit të depërtojnë nga të gjitha drejtimet.
Kompania Nio ka më shumë se 2.000 të punësuar në vende të ndryshme të botës dhe ka një leje për testimin e automjeteve autonome në Kaliforni./Albeu.com/
Shtuar më 20/03/2017, ora 10:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori