Ish-trajneri i Barçës refuzon Premier Leaguen

Ish-trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde duket se ka filluar të mendojë për punën e tij të ardhshme.

Së fundmi ai i ka befasuar të gjithë në lidhje me dëshirën e tij, Valverde ka treguar se më parë do të zgjidhte ndonjë skuadër nga Australia sesa në Angli duke përjashtuar në këtë mënyrë nënshkrimin me ndonjë klub të Premier Leagues.

“Njerëzit më pyesin ndonjëherë” Po në lidhje me Premier Leaguen? ” dhe unë them “Epo në të vërtetë unë do të doja të shkoja në Australi”, tha 56-vjeçari Valverde në Samitin Ndërkombëtar të Futbollit në Bilbao.

“Një karrierë në futboll nuk zgjat përgjithmonë dhe ndonjëherë mendoni se duhet të shfrytëzoni mundësinë për të jetuar në vende të çuditshme”, përfundoi ai.


Shtuar 14.02.2020 08:55