Dëshmia “surprizë” e Preng Gjinit: Nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e vëllait tim

Dy ditë pas atentatit, Preng Gjini është marrë në pyetje në spitalin e Traumës nga ku ka treguar të gjitha lëvizjet që ka kryer në ditën kur ka ndodhur shpërthimi.

Gjini është shprehur se nuk ka asnjë hasmëri me persona të tjerë, duke iu referuar kryesisht fisit Reçi.

Lidhur me vrasjen e vëllait të tij një vit më parë, ai ka deklaruar se nuk mban përgjegjësi për veprimet e tij.

“Më kanë vrarë vëllanë por nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e tij. Gjatë ditës së atentatit nuk kam parë asgjë të dyshimtë, makinën ja merrja shpesh kushëririt pasi shkoja shumë mirë me të”, është shprehur mes të tjerave Preng Gjini.

50 vjeçari është shprehur më tej se ai lëviz gjithnjë i vetëm dhe nuk ruhet nga askush, pasi nuk ka pasur asnjë lloj frike për jetën e tij. E megjithë pretendimet e Prengës, ajo që tashmë është fakt, është se nga përplasja mes familjes së tij dhe familjes Reçi në Mirditë kanë humbur jetën 5 persona, dhe se ai vetë nuk ka sesi qendron totalisht jashtë kësaj.


Shtuar 18.09.2020 07:48