Emocione në Giuseppe Meazza, Mourinho pritet nga zikaltërit me duartrokitje (VIDEO)

Jose Mourinho u prit ngrohtësisht në Stadio Giuseppe Meazza të martën mbrëma, teksa zbarkoi me Romën kundër Interit në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Ndeshja ishte rikthimi i parë i Mourinhos në Inter pas më shumë se një dekade larg, dhe portugezi mbahet ende me dashuri nga tifozët e zikaltërve, pasi fitoi tripletën e vetme në historinë e futbollit italian në 2009/10.

Mourinho u prit me pankarta që e mirëpritën atë në ‘shtëpi’ nga Curva Nord i Interit.

Ish-trajneri i Real Madridit fitoi dy tituj të Serie A, një Champions League dhe një Coppa Italia përpara se të largohej nga Italia për t’u bashkuar me ‘Los Blancos’. Interi fitoi titullin e parë që nga largimi i Mourinhos vetëm sezonin e kaluar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.02.2022 09:31