Si ta ndërroni shpejt e lehtë gomën e makinës
Drejtuesit e makinave duhet të jenë në gjendje që dhe të riparojnë në mënyrë të shpejtë gomat e rëna në rrugë ose ndonjë problem tjetër që mund të ketë automjeti gjatë një udhëtimi.

Goma është një shërbim që duhet të bëhet kujdes sidomos nëse nisemi në rrugë të gjatë. Psë pari kontrolloni gomën rezervë se a është e fryrë. Tërhiqeni frerin e dorës, vendosni ndërruesin në shpejtësinë e parë dhe ngriheni pak makinën me ngritëse. Nëse toka është e butë, nën pajisjen për ngritje vendosni një pjesë të dërrasës apo ndonjë copë të hekurit.

Largojeni kapakun e rrotave dhe çlironi burmat. Tek pas kësaj ngriheni makinën shumë lart që të mund ta hiqni rrotën pa problem dhe ta ndërroni me ndonjë rezervë. Burmat shtrëngoni pak, lëshojeni veturën derisa të mos e prekë tokën dhe pastaj forcojini deri në fund, dhe këtë jo sipas rendit po në kryq. /albeu.com/

Shtuar më 13/01/2016, ora 13:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori