Ronaldo u kthye në “shtëpinë e vjetër”, publikohen pamjet e vilës luksoze ku do të qëndrojë (FOTO LAJM)

Para disa ditësh, Cristiano Ronaldo, firmosi kontratën me Manchester United, duke u rikthyer në shtëpinë e tij të vjetër. Ishte vetë klubi anglez që njoftoi rikthimin në Old Trafford të Ronaldo-s. Klubi anglez njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Juventusin për transferimin e lojtarit, i cili kishte shprehur dëshirën për të mos vazhduar në Itali.

Futbollisti dhe familja e tij janë rikthyer në “shtëpinë e vjetër’ dhe janë vendosur në një vilë luksoze.

Britanikja “The Sun” ka zbuluar pamje nga brenda ku do të qëndrojë familja e CR7.

Përveç luksit të madh, klubi i Manchester United, i ka siguruar sulmuesit një ekip sigurie prej gjashtë personash që do të patrullojë pronën gjatë gjithë kohës.

Kujtojmë se më herët CR7 i është drejtuar me një letër Manchester United.

Letra e plotë:

Të gjithë ata që më njohin e dinë për dashurinë time të pafund për Manchester United. Vitet që kalova në këtë klub ishin absolutisht të jashtëzakonshme dhe udhëtimi që kemi bërë së bashku është shkruar me shkronja të arta në historinë e këtij institucioni të madhërishëm dhe të mahnitshëm.

Unë as nuk mund të filloj të shpjegoj ndjenjat e mia në këtë pikë, duke parë që kthimi im në “Old Trafford” njoftohet në të gjithë botën. Është si një ëndërr e bërë realitet, pas të gjitha kohërave që kam luajtur kundër Man. United përsëri, dhe madje edhe si rival, pasi kam ndjerë gjithmonë kaq shumë dashuri dhe respekt nga tifozët në tribuna. Kjo është 100% ajo që kam ëndërruar.

Liga ime e parë Kombëtare, Kupa ime e parë, thirrja ime e parë në ekipin Portugez, Liga ime e parë e Kampionëve, Këpuca ime e parë e Artë dhe Topi i Artë i parë, të gjitha ato kanë lindur nga kjo lidhje e veçantë mes “Djajve të Kuq” dhe meje. Historia është shkruar në të kaluarën dhe do të shkruhet përsëri. Ju keni fjalën time.

Jam këtu!

Unë jam kthyer atje ku duhet të jem!

Le ta bëjmë atë edhe një herë!

PS – Sir Alex, kjo është për ju ..


Shtuar 5.09.2021 09:19