Shtatë fakte për gomat e automobilave
Pëlqej
Gomat e veturave janë pjesë esenciale e secilës makinë. Ruajtja e duhur, ndërrimi i rregullt, balancimi dhe presioni janë disa nga gjërat në listën e fakteve të rëndësishme të cilat duhet t’i dini për auto-gomat.

Eko-gomat janë të këqija

Eko-gomat, përkatësisht gomat me rezistencën e ulët të lëkundjeve, rrezikojnë sigurinë tuaj. Tek frenimi në shpejtësi prej 100 km/h, në të lagësht, automobili i cili ka gomat e dizajnuara për qëndrim sa më të mirë në rrugë i nevojiten tetë metra më pak që ta ndalet tërësisht se sa që i duhet automobilit me eko-goma. Përveç kësaj në testin e ADAC-it automobili me eko-goma e zhvillonte shpejtësinë prej 35 km/h, derisa automobili me gomat e dizajnuara për qëndrim sa më të mirë në rrugë në tërësi ishte ndalur. Testimin e fundit të pneumatikëve të cilin e ka zhvilluar ADAC tregon se gomat me rezistencën e ulët të lëkundjeve ofrojnë performanca shumë më të këqija, sidomos në sipërfaqe të lagështa dhe të rrëshqitshme.

Gomat e dimrit nuk janë vetëm për borë

Po të ekzistonte lloji i gomave e cila është vetëm për përdorim të gjerë në borë, do të quheshin goma të borës. Për këtë është e domosdoshme që tani në automobil të vendosni goma të dimrit. Siç thotë edhe vet emri, ato janë bërë për dimër, përkatësisht për temperatura të ulëta nën shtatë shkallë celsius. Gomat e verës apo ato universale mund t’ju sjellin probleme, në dimër apo në shi, në rrugë të ngrira dhe në rrugë të mbushura me gjethe të rëna.

Edhe gomat vjetrohen

Sikur edhe njerëzit, edhe gomat vjetrohen. Edhe pse Shoqata nacionale e distributorëve “NTDA” në Britaninë e Madhe dhe Shoqata e industrisë së gomave në Gjermani pohojnë se gomat mund të shiten edhe pesë vjet pas datës së prodhimit, ekzistojnë edhe mendime të ndryshme. Kështu për shembull shoqata japoneze e gomave “JAMTA” rekomandon ndërrimin e gomave të cilat janë më të vjetra se 10 vjet.

Ruajtja e duhur

Gomat është e nevojshme që të ruhen në vend të tharë dhe sipas mundësive të errët. Nëse gomat ruhen pa fellne, që në vendin tonë është praktikë, atëherë duhet të vendosen drejt, siç qëndrojnë në automobil. Nëse bëhet fjalë për goma me fellne, atëherë duhet të varen në mur apo të vihen një përskaj gomës tjetër, të palosura, përkatësisht horizontalisht. Është e rekomanduar që ndërmjet fellneve dhe gomave të vendoset një pjesë e kartonit të thjeshtë.

Ndërroni të katërtat dhe jo vetëm dy gomat

Qoftë se i vëni të dimrit apo të verës, rregulli është i njëjtë, ndërroni të katër gomat. Tek automobilat e vjetër gomat e vjetra zakonisht vihen përpara (shumica e automobilave në rrugët tona kanë tërheqje me rrotat e përparme), ndërsa të rejat pas në mënyrë që mos të vijë tek rrëshqitja e veturës. Por, gomat e parme ia pastrojnë rrugën atyre të pasme, që është posaçërisht e rëndësishme verës, kur vozitësit mësohen të vozisin në të tharë, dhe pastaj papritmas bien temperaturat të cilat përcillen me të reshura, që sjell deri tek vështirësitë në vozitje.

Asgjë nuk u nevojitet të keni pjesën e pasme stabile nëse pjesa e përparme u rrëshqet dhe u largon nga rruga. Nëse me rastin e montimit të gomave, në automobilin e ri me sistemin elektronik të sigurisë vendosni gomat të shpenzuara në njërën pjesë, elektronika mundet gabimisht të lexojë gjendjen duke menduar se rruga është e rrëshqitshme dhe vazhdimisht u paralajmëron.

Gjithmonë kërkoni balancim

Me rastin e montimit keni kujdes në balancim. Në fakt, vullkanizorët dinë “ta kalojnë” balancimin e gomave, që mund të sjell deri tek jostabiliteti të automobilit me rastin e aksidenteve. Nëse nuk e dini si duket një gomë e balancuar, merreni dikë që merret vesh me vete te vullkanizori.

Kujdes me presionin e gomave

Presioni në goma është i rëndësishëm pasi që me presionin e parregullt shkaktohen më shumë harxhime, ndërsa në rastet ekstreme mund të rrezikojë sigurinë tuaj, por edhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, pasi që mund të çrregullohet dinamika e makinës. Nëse nuk e dini cili është presioni adekuat në goma, kontrolloni udhëzimet të cilat i keni marrë me automobilin apo kontrolloni në internet.
Shtuar më 29/11/2010, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori