Shkatërron BMW-në 120 mijë euroshe në shenjë proteste (FOTO-LAJM)

Gjermanët krenohen me këtë markë luksi, por Hadi Pourmohseni thotë se ia ka sjellë në majë të hundës kjo makinë. Iraniani shkatërroi makinën e tij luksoze BMW përpara hyrjes së panairit të Frankfurtit.

Shkak për këtë duket se është bërë fakti se askush as në Itali dhe as në Mynih, ku janë zyrat qendrore të BMW, nuk i ka dhënë një përgjigje rreth disa shqetësimeve të tij.

Makina dridhet, uturin, marshet futen me zhurmë, ndërsa pasagjerët gjithmonë përfundojnë me të përziera në stomak gjatë udhëtimit. Në vitin 2008 ai bleu për 120 mijë euro makinën M5, me 507 kuaj fuqi. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2013, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori