Dy rëndë, si paraqitet situata e pacientëve në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive sot janë të hospitalizuar 21 pacientë, ndërsa prej tyre 12 janë me COVID-19.

Nga raporti i Klinikës Infektive bëhet e ditur se tetë raste janë në gjendje stabile, katër në trajtim me oksigjenoterapi, ndërsa dy prej rasteve në oksigjenoterapi janë në gjendje më të rënduar.

“Katër raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 2 prej tyre janë në gjendje më të rënduar, një në repart-pacient/e që është edhe në hemodializë si dhe një në Mjekimin Intensiv me gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.

Ndryshe bëhet e ditur se tetë raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për COVID -19, ndërsa në pritje të rezultatit është një pacient.

Deri tani me COVID-19 janë shënuar 895 raste, me gjithsej 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 657 raste.


Shtuar 12.05.2020 09:34