Alfa Romeo 4C mbërrin në tregun amerikan (FOTO-LAJM)

Këto janë imazhet e para të Alfa Romeo 4C, Coupe-ja e re 2-vendeshe që shënon kthimin e Alfa Romeos në tregun amerikan. Dhe këto fotografi vijnë pikërisht nga përtej Atlantikut.

Me një gjatësi prej 4 metra dhe një lartësi prej vetëm 1.18 metra, Alfa 4C ka paraqitjen e një makine të vërtetë sportive. Motori i saj 4-cilindërsh turbo-benzinë ka një fuqi prej 240 hp. Trupi i makinës i përbërë prej fibrash karboni e bën Coupe-në më të shpejtë. Makina arrin një shpejtësi maksimale prej 250 km/h dhe përshpejtimin 0-100 km/h në 4 sekonda e gjysëm.

Kompania ka prodhuar 1 mijë makinat e para të cilat do të nxirren në treg me një çmim prej 60 mijë euro secila. /albeu.com/



Shtuar më 01/05/2013, ora 12:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori