Arritėn tashmė edhe fotografitė ekskluzive tė modelit tė ri tė BMW-sė, atij X4. Kjo ėshtė shenjė mė shumė se e qartė se kompania bavareze ėshtė duke pėrgatitur qė pėrkrah modeleve ekzistuese X5 dhe X6 tė paraqes edhe njė model dhe kėshtu tė pėrmbushė zbrazėtinė e cila duket se ekziston nė kėtė seri tė makinave me shenjėn X, shkruan autolajme.com.
Dhe derisa shumica konsiderojnė qė X6 ėshtė njėri nga modelet mė tė suksesshėm nė historinė e BMW-sė, megjithatė si duket X6 kurrė nuk ka arritur tė bėhet hit i vėrtetė nė treg. Dhe kėtė gjė tani kjo kompani pėrpiqet ta arrijė me
modelin BMW X4.
Sipas shefit tė BMW-sė, Norbert Reithofer, X4 do tė prodhohet duke u bazuar nė
modelin X3. Kjo do tė thotė qė X4 do tė huazojė nga modeli X3 sistemin e tėrheqjes, pėrkatėsisht agregatėt me turbombushės me 240, pėrkatėsisht 300 KF, me vėllim dy pėrkatėsisht tri litra.
Po ashtu ėshtė e mundshme qė nė disa tregje tė vijnė edhe agregatet me fuqi mė tė vogėl (182 kuaj fuqi). Njėherėsh, ėshtė mė se e sigurt qė modeli X4 do tė jetė i pajisur edhe shumė novacione nga sistemi pėr kursimin e karburanteve, tė cilat vijnė nėn shenjėn Efficient Dynamics. BMW X4 me dimensionet e tij do tė jetė gati identik me
modelin X3, por sipas disa burimeve ai do tė jetė pak mė i ultė se ai. Ajo qė mbetet tė shihet ėshtė se a do tė arrijė X4 tė rikthejė entuziazmin qė mbretėroi ato ditė kur BMW X6 pėr herė tė parė u prezantua.
Shtuar më 29/11/2012,
ora 16:35