Pse makinat në SHBA nuk kanë drita mjegulle nga pas
Rregullorja 48 e Kombeve të Bashkuara e adoptuar nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropë obligon prodhuesit që të gjitha veturave të dedikuara për tregun Evropian tu vendoset drita e pasme e cila duhet të aktivizohet në kushtet e shikueshmërisë së dobët nën 100m, kryesisht gjatë mjegullës.

Kjo rregullore obligon vendosjen e një ose dy dritave ne varësi të dëshirës së prodhuesit. Në rastet kur vendoset vetëm një dritë, ajo duhet të jetë në anën e shoferit.

Në SHBA, ligji nuk kërkon një masë të tillë sigurie dhe si pasojë e kësaj veturat atje nuk kanë një dritë të tillë. Shoferët atje nuk kanë idenë se për çfarë shërben një dritë e tillë apo pse duhet të përdoret.
Shtuar më 11/04/2019, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori