Pronarë kujdes! Kjo është metoda më e re e vjedhjes së makinave luksoze (VIDEO)
Hajdutët e makinave janë duke perfeksionuar metodat e tyre të vjedhjes.

Sëfundmi, kamerat e sigurisë së një shtëpie në Londër kanë kapur momentin kur hajdutët vjedhin pa prekur fare një super makinë "Tesla" që kushton 90 000 paund.

Kamerat kanë filmuar momentin kur hajduti i afrohet shtëpisë me një çantë ku ka pajisje elektronike. Një moment makina hapet dhe aty futet shoku i tij duke e ndezur dhe larguar, shkruan Albeu.com.

Por si ndodh kjo vjedhje?

Ekspertët kanë konstatuar se vjedhja e makinave të luksit me këtë metodë të avancuar është bërë e zakonshme në Angli dhe për këtë nevojitet një aparat i veçantë që bën lidhjen e makinës me çelsat që pronari ka në shtëpi.

Aparati ndërhyn në frekuencat e makinës dhe çelsave që gjenden në shtëpi duke bërë që makina të kuptojë sikur pronari po e hap. Makina hapet automatikisht duke bërë që hajdutet të mos kenë asgjë tjetër për të bërë veç se ta ngasin dhe të ikin. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2019, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori