Prezantohet treni që lëviz në binarë virtualë (VIDEO)
Pëlqej
Në Hunan të Kinës është prezantuar treni që lëvizë në binarë virtualë nëpër rrugë që shfrytëzohet nga automjetet e zakonshme.

Makina për transportin e njerëzve, ka rrota plastike që gjithmonë ndjekin të njëjtin shteg ashtu si iu është programuar.

Projekti që ka nisur më 2013, pritet të përfundoi vitin e ardhshëm dhe të fillojë qarkullimin.

Makina që nuk ndot ambientin dhe konsiderohet si e ardhmja e trafikut, meqë nuk duhet vendosur binarë dhe lë hapësirë për lëvizje normale të mjeteve tjera.

Treni që zë 307 udhëtarë, mund të lëvizë deri në 70 kilometra në orë. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2017, ora 22:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori