Porsche, prezanton modelin "Taycan" në dy versione të ndryshme dhe tërësisht elektrike
Porsche, ka zbuluar më në fund makinën e saj të parë elektrike, të quajtur, Taycan. Makina u prezantua në dy versione me performancë të lartë, me një fuqi prej 670 kuajsh Taycan Turbo dhe 751 kuaj fuqi Taycan Turbo S. Këto makina nuk do të funksionojnë nëpërmjet karburantëve por do të funksionojnë vetëm nëpërmjet energjisë elektrike.

Ndërsa Porsche ka treguar më parë versionet e konceptit të Taycan, makina e zbuluar, të mërkurën është makina aktuale e prodhimit, e cila do të dalë në shitje së shpejti. Turbo S do të kushtojë rreth 185,000 dollarë, ndërsa Taycan Turbo do të kushtojë rreth 151,000 dollarë. Versione të tjera që ofrojnë më pak shpejtësi dhe energji me çmime më të ulëta, do të jenë në dispozicion më vonë gjatë vitit- është shprehur ‘Porsche’.

Taycan do të ketë pesë mënyra drejtimi që do të ndryshojnë mënyrën se si do të hipet në makinë por dhe mënyrën e drejtimit të saj. Brenda, Taycan nuk ka pothuajse asnjë buton por çdo komandë do të bëhet në mënyrë digjitale përmes ekraneve, që nëpërmjet prekjes do japin komandat e dëshiruara. Porsche, po ofron gjithashtu për herë të parë, një tapiceri të brendshme krejtësisht pa lëkurë, por përkundrazi tapiceria do të jetë e realizuar duke përdorur materiale të ricikluara.

Përveç performancës së drejtimit, Porsche gjithashtu krenohet me aftësitë e karikimit të shpejtë të Taycan, duke përdorur karikues specialë të shpejtë, të cilët do të jenë në gjendje të karikojnë bateritë e automjeteve deri në 80% në vetëm 22 minuta dhe 30 sekonda.
Shtuar më 05/09/2019, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori