Nis operacioni “fshesa” te Barcelona, të hënën shkarkohen Setien e Abidal

Humbja turpëruese 2-8 ndaj Bayern Munchen ka bërë që në Barcelonë të krijohet një kaos total.

Sipas “L’Equipe”, të hënën do të shkarkohet trajneri, Quique Setien dhe drejtori sportiv, Eric Abidal.

Pas shkarkimit të Setien, trajner i Barcelonës do të emërohet argjentinasi, Pochettino.

Pasi të kryhen këto, Bartomeu do të caktoj zgjedhjet presidenciale këtë vit, ku do të zgjidhet presidenti i ri i klubit.

Tek Barcelona, pas kësaj humbje, pritet edhe largimi i disa futbollistëve.


Shtuar 15.08.2020 15:20