Peugeot punon për makinën hibride me ajër
Peugeot pritet të nxjerrë në shitje vitin që vjen makinën parë hibride me ajër. Me sistemin e ri të motorit “Hibrid Ajër” – hera e parë që kombinohet benzina me ajër të kompresuar – firma thotë se makina mund t’i ulë shpenzimet në karburante deri në 80 për qind kur e ngisni atë në qytete.

“Motori me ajër do të përdoret vetëm nëpër qytete, sistem i cili aktivizohet automatikisht kur shpejtësia e ngasjes bie nën 70 kmh”, thuhet ne deklaratën për media të kësaj kompanie.

Sistemi kombinon një motor me gaz dhe një tjetër me ajër i cili hyn në funksion kur shpejtësia e makinës bie nën 70 kmh. Mund të përdoret ose në ajër ose në benzinë, apo edhe në kombinim të të dyjave. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2014, ora 12:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori