Peugeot prezanton modelin GTi 308 (FOTO LAJM)

GTi 308 është modeli më i ri i prezantuar nga Peugeot. Pritet që makina të jetë e pajisur me motorin 1.6 litra turbo-benzinë me katër cilindra, që varësisht nga versioni prodhon 250 respektivisht 270 kuaj fuqi.

Peugeot 308 GTi 4Fuqia bartet në rrotat e para falë transmisionit manual me gjashtë shpejtësi. Kjo veturë peshon plotë 1205 kilogram në versionin më 250 kuaj fuqi që për 6.2 sekonda arrin të kap shpejtësinë nga 0-100 km/h, derisa modeli me 270 kuaj fuqi të njëjtën shpejtësi e arrin për 0.2 sekonda më shpejtë.

Sipas zyrtarëve të lartë në Peugeot, modeli 308 GTi do të prezantohet për herë të parë për publikut në fund të këtij muaji, gjatë panairit ndërkombëtarë të Goodëood që mbahet çdo vit në Britani. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2015, ora 13:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori