“Raiola nuk më hap as telefonin” ylli i Serie A tregon vuajtjet me menaxherin e krisur (FOTO LAJM)

Henrikh Mkhitaryan është në një udhëkryq të madh, pasi nuk e di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.
Armeni është i huazuar nga Arsenali drejt Romës, por italianët nuk duan të paguajnë 30 mln euro për të, ndërsa Mikel Arteta nuk e llogarit në Londër.

Futbollisti ka folur në lidhje me të ardhmen e tij, ndërsa tregon se Mino Raiola nuk i hap as telefonin. “Nuk e di se sa do qëndroj këtu, por mua më pëlqen Roma si qytet dhe si klub. Unë dua ta vazhdoj karrierën time këtu por nuk është në dorën time. Shpresoj që klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe më e mira për të gjitha palët të ndodhë.

“Raiola? Ka raste kur e telefonoj disa herë dhe ai nuk përgjigjet. Më pas ai më telefon mua pas një muaji dhe më thotë: ‘Ku je? Më ke harruar mua?’, por ai mbetet një nga më të mirët në punën e tij,” – tha ai.


Shtuar 8.06.2020 20:59