Dhunë, drogë, vjedhje e plagosje, 4 të arrestuar në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale, njëri pej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

Ata akuzohen për veprat penale “Plagoshe e rëndë me dashje”, “Vjedhja”, “Dhunë në familje” dhe “Kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Policia vë në pranga 4 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin  Aleksandër Dauti, 25 vjeç, banues në Sarandë, pasi mbrëmje e djeshme, në lagjen nr.1, Sarandë, gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta, shtetasin P. S., 51 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. P., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, të dy shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin S. H., 34 vjeç banues në Vlorë, pasi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 20.08.2021 11:16