Janė shfaqur fotot e para tė gjeneratės sė re tė modelitSmartroadster, i cili hidhet nė treg vitin e ardhshėm. Roadster e ka gjetur frymėzimin nė konceptin 'ForSpeed', i prezantuar kėtė vit nė Gjenevė dhe i ka mbetur kryesisht besnik origjinalit nga viti 2003, por prapė me njė pamje mė moderne.
Edhe pse ende nuk ka konfirmim zyrtar, SmartRoadster i ri platformėn e tij do ta ndajė me Renault Twingo. Prodhuesi gjerman dhe ai francez, kėtė marrėveshje tashmė e kanė arritur pėr nevojat e modelit tė ardhshėm 'ForTwo', kėshtu qė bashkėpunimi edhe pėr kėtė model duket i arsyeshėm.