EURO 2020/ Uells – Danimarkë, formacionet e mundshme

Uellsi dhe Danimarka do të përballen sot nga ora 18:00.

Kombëtarja e Uellsit dhe ajo e Danimarkës do të ballafaqohen sot nga ora 18:00.

Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Johan Cruijff Arena” në kuadër të fazës 1/16 të “Euro 2020”.

Uellsi në fazën e grupeve ishte pjesë e Grupit A ku grumbulloi katër pikë në vendin e dytë, Danimarka ishte në Grupin B dhe arriti të siguroj vendin e dytë me tri pikë.

Pritet një ndeshje e baraspeshuar nga këto dy Kombëtare, dhe mbetet të shihet cila prej tyre do të sigurojë një vend në çerekfinale.

Formacioni i mundshëm i Uellsit:

Ward; Roberts, Mepham, Rodon, Davies; James, Ramsey, Allen, Morrell, Bale; Moore

Formacioni i mundshëm i Danimarkës:

Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard; Wass, Hojbjerg, Delaney, Maehle; Braithwaite, Damsgaard; Poulsen .


Shtuar 26.06.2021 16:11