Rinisin sulmet në Ukrainë, raketat ruse plagosin 5 civilë, mes tyre edhe fëmijë

Një raketë ruse ka plagosur pesë civilë, përfshirë një fëmijë, në rajonin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia.

Sipas Al Jazeera, Prokuroria e Përgjithshme nuk specifikoi vendndodhjen e goditjes, por bashkëngjiti një foto të dy shtëpive të rrënuara nga shpërthimi.

Forcat ruse pushtuan pjesën verilindore të rajonit, duke përfshirë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë./albeu.com


Shtuar 28.04.2022 17:50