Mercedes vjen me një supermakinë (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Në internet që nga dita e djeshme kanë vërshuar lajmet për dy iPhone-t dhe iWatch-in e prezantuar nga Apple, por dje ka qenë edhe një ngjarje tjetër e rëndisshme pasi Mercedes ka prezantuar modelin e ri AMG GT.

"Mercedesi i ri AMG GT provon se AMG është një makinë sportive dinamike e cila ka më shumë forcë dhe është me agresive se më parë." u shpreh Tobias Moers.

Motori me 4 litra arrin një shpejtësi maksimale prej respektivisht 304 dhe 310 km / h dhe mund të përshpejtojë nga 0 në 100 km / h në 04:03, 8 sekonda, shkruan portali albeu.com.

Çmimi ende nuk është vendosur, por kjo supermakine me siguri do të jetë konkurrente e dy modeleve të reja të Porsche 911. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori