Mercedes sjell për herë të parë një G-Class me ndryshime të mëdha (VIDEO)
Pëlqej
Prej se është lansuar në vitin 1979, modeli G-Class nuk ka pasur asnjë ndryshim të dukshëm, por kjo nuk vazhdon edhe te makinat e reja nga kjo seri.


Reporterët që merren me veturat e reja, ia kanë dalë ta filmojnë nga afër këtë makinë, e cila megjithëse me shtresën për kamuflazh, shihet se ka shumë ndryshime, transmeton Telegrafi.

Modeli i ri është shumë më i gjerë, duke bërë që të grilli, kapaku dhe xhami i pjesës së përparme të kenë forma tjera.

Mirëpo, nuk bëhet e ditur, nëse do të ndryshohet diçka edhe në sistemin e lëvizjes së G-Class, por besohet se do të jetë më e fuqishme.

E tëra që dihet, është se lansohet gjatë muajit shtator në Frankfurt Motor Show, kur edhe mësohen ndryshimet që i ka pësuar pas afro 40 vitesh.
Shtuar më 23/05/2017, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori